Orë të tëra pa gjumë, si Oblak pa me detaje penalltitë e zikaltërve

by admin
Spread the love

Jan Oblak tha se penalltitë janë çështje fati, por në fakt pas pritjeve që ai bëri kundër Interit ka shumë punë dhe orë të tëra pa gjumë për të studiuar kundërshtarin. Mediat spanjolle raportojnë se ai ka pasur një “dosje” ku ka analizuar me detaje të gjithë lojtarët e Interit që mund të paraqiteshin në pikën e bardhë. Në këtë mënyrë ua bëri më të vogël portën zikaltërve.

Ka pasur një punë të madhe jo vetëm nga ai, por nga i gjithë stafi për të kuptuar mirë se si do të godisnin të besuarit e Inzagit. Përgatitësi i portierëve Pablo Versejone kishte ngulitur në mendje faktin që duhet të gjente gjithmonë krahun se ku do të godisnin lojtarët e Interit.

Sigurisht që ditët e sotme ka aplikacione dhe platforma që të ndihmojnë, por tek Atletiko kërkuan të shkonin përtej kësaj. Oblak mbërriti në këtë sfidë me një informacion të kompletuar, në mënyrën se si do të godisnin lojtarët e Interit dhe kishte parë të gjitha penalltitë e tyre të mëparshme në karrierë, madje jo vetëm me fanellën zikaltër. Një detaj që tregon se penalltitë nuk janë aspak fat.

GODITËSIT- Një tjetër detaj lidhet me faktin që 4 penalltitë e Atletikos i goditën lojtarët që ishin futur nga stoli si Depaj, Korrea, Saul dhe Rikelme. Ishin më të freskët në të gjitha kuptimet sesa lojtarët e tjerë. Edhe tek Interi 3 nga 5 që goditën ishin lojtarët që u futën gjatë ndeshjes, por nuk rezultuan vendimtarë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like