Oppo Find N3 Flip shfaqet në Geekbench

by admin
Spread the love

Find N3 Flip nga Oppo pritet të prezantohet së shpejti, dhe tani është bërë publike një listë në Geekbench që na tregon qartë se data e lançimit po afrohet. Oppo Find N3 Flip u shfaq me emrin e koduar PHT110 dhe Geekbench 5 zbulon një rezultat prej 1,367 pikësh single-core dhe 4,168 pikë multi-core. Pajisja është e pajisur me chipset Dimensity 9200 të MediaTek dhe 12 GB RAM. Lista konfirmon gjithashtu se pajisja nis Android 13, me sa duket me ColorOS 13 në krye.

gsmarena_001.jpg

Kohët e fundit kemi marrë disa renders të përditësuara që na tregojnë akoma më mirë pamjen e pajisjes që supozohet të prezantohet më vonë. Ndryshimi i madh vizual në krahasim me Find N2 Flip është vendosja e kamerave e cila tani do të vendoset në formën e një unazë. Gjithashtu cilësia e pamjes mund të jetë akoma më e mirë falë bashkëpunimit me markën Hasselblad. Thashethemet sugjerojnë se në ishullin e kamerave do të gjendet një kamerë kryesore 50MP (IMX890) me OIS së bashku me një modul ultra të gjerë 8MP dhe një lente telefoto 32MP.

gsmarena_001_copy.jpg

Find N3 Flip pritet të përdorë të njejtin ekran kryesor LTPO AMOLED 6.8 inç dhe një ekran të jashtëm AMOLED 3.26 inç nga paraardhësi i tij. Shpejtësia e karikimit me shumë mundësi do të rritet në 67 W. Një raportim i fundit sugjeron se Oppo do të lançojë serinë e saj Find N3 më vonë këtë muaj së bashku me Oppo Watch 4 Pro. Max Jambor, tregon se data e nisjes është caktuar për 29 gusht, e cila është më pak se dy javë larg.

You may also like