Opozita kërkon që hetimi për procesin e vendimmarrjes në energji të fillojë nga 2006-ta – VV-ja kërkon hetim edhe për privatizime

by admin
Spread the love

Partitë opozitare në Komisionin Hetimor
Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për
periudhën 2006-2022, kanë kërkuar që intervistimi i listës së dëshmitarëve të
fillojë nga viti 2006, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë kërkuar
që në hetim të përfshihen edhe privatizimi i KEDS-it dhe shpronësimet në KEK.

Kryetari i komisionit, Hajdar Beqa, ka thënë
se dëshmitarët duhet të jenë ministrat e linjës e deri tek kryetarët e bordeve.

“Shqyrtimi për angazhimin e ekspertëve që janë
të domosdoshëm për raport kemi propozime që ende nuk ka kaluar në kuvend
buxheti i komisionit në seancë plenare. Ne kemi bërë listën e dëshmitarëve për
intervistim. Duhet me qenë efikas në këtë pikë të intervistimt. Unë propozoj që
lista e dëshmitarëve të filloj nga viti 2006. Ne kemi listën, ministrin ose
nivel tjetër, te kryetarët e bordeve. Ne do të intervistojmë kush na duhet. Ne
duhet të fillojmë nga viti 2006 dhe me përfundua në vitin 2022. Unë mendoj se
duhet të fillojmë fazën e vitit 2006”, tha Beqa.  

Ndërsa deputeti i VV-së, Armend Muja, kërkoi
që intervistimi të fillojë nga viti 2017 e deri në vitin 2020 dhe të përfshihet
edhe privatizimi i KEDS-it.

“Një nga prioritet tona është nga viti 2017
dhe 2020 sepse janë ndërmarrë disa vendime të rëndësishme. Si vendim i dytë është
periudha e post privatizimit të KEDS-it në vitin 2013. Pastaj shpronësimet në
KEK. Kërkesën për hetim parlamentar e ka ngritur Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai.

Hetimi të fillojë nga viti 2006, u pajtua edhe
deputeti i LDK-së, Armend Muja. Tha se me këtë kursehet koha dhe shtohet
dinamika e punës së këtij komisioni.

“Ne kemi një listë të gjatë të pozitave vendimmarrëse.
Mendoj që duhet të ketë prioritet në intervistim. Për periudhën 2006-2009 të thërrasim
ministrat e linjës, kryetarët e bordeve e kështu më radhë. Ne kursejmë kohën
dhe shtojmë dinamikën. Propozimi im i radhës është që komplet bordin ta kemi në
intervistim paralel. Hetimet duhet ta kenë një bazë. Me nis prej mesit nëse ka
arsyetim të fortë edhe dhjetë vjet me i kalu pak mos po e humbim hapin e qëllimit
tonë. Mua më intereson sa paguajnë qytetarët energji”, tha Zemaj.

Mendim të njëjtë patën edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj dhe ajo e AAK-së, Time Kadriaj.

You may also like