Operohet Selmani/ Pas thyerjes së këmbës, Tirana humbet portierin për të paktën 4 muaj

by admin
Spread the love

Gentian Selmani i është nënshtruar një operacioni në gju pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Besiktas.

Portieri i skuadrës së Tiranës ka bërë një postim në rrjetet sociale duke treguar se gjithçka ka shkuar mirë. “Faleminderit Zotit. Operacioni ditën e djeshme shkoi mirë. Shumë faleminderit të gjithë, ju miq për mesazhet dhe mbështetjen”, shkruan portieri në rrjetin e tij social.

Në këtë mënyrë aventura e tij tek bardheblutë ka filluar në një mënyrë jo të mirë duke humbur kështu të gjithë këtë vit kalendarik 2023 dhe kjo është e sigurt, ndërkohë që pritet të kthehet në muajin janar ndoshta në stërvitje.

Një humbje e madhe padyshim edhe për nënkampionët e Shqipërisë që duhet të bëjnë planet pa Selmanin në skuadër, por që do t’i besojnë një veteran si Ilion Lika dhe dy djemve të rinj të ardhur nga ekipet e moshave.


Top Channel

You may also like