Operacion antidrogë në Shqipëri, arrestohen mbi 200 persona – Shqip

by admin
Spread the love

Një operacion mbarëkombëtar është zhvilluar mbrëmjen e shkuar deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne për goditjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Janë lëshuar mbi 300 urdhër-arreste nga të cilët janë ekzekutuar mbi 200, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Nga hetimet e prokurorisë janë zbuluar prova që faktojnë se këta persona janë të përfshirë në aktivitetin e “prodhimit dhe shitjes të narkotikëve”.

Mësohet se gjatë natës janë ushtruar kontrolle në mjete, banesa dhe lokale të qytetit të Korçës por edhe të Maliqit.

Pritet komunikata zyrtare e policisë lidhur me këtë operacion për të identifikuar edhe personat e arrestuar.

You may also like