OnePlus lançon zyrtarisht smartphone-in e parë të palosshëm, OnePlus Open, që kushton 1,799 €

by admin
Spread the love

OnePlus Open është smartphone-i i parë i palosshëm nga OnePlus, i cili do të vijë në treg me një çmim fillestar prej 1,799 €.

Dhe pse ky është smartphone-i i parë i palosshëm për OnePlus, kompania po e prezanton pajisjen si një projekt në bashkëpunim me kompaninë mëmë Oppo, e cila ka prezantuar dhe më parë pajisje të palosshme Oppo Find N dhe Find N2 në Kinë. Kjo do të thotë që OnePlus Open është efektivisht gjenerata e 3-të e pajisjeve të palosshme nga Oppo dhe OnePlus, dhe madje do të shitet si Oppo Find N3 në tregun vendas të kompanisë.

OnePlus Open

Por OnePlus është i prirur të theksojë përfshirjen e OnePlus-y alert slider në pajisjen e palosshme, që është një shërbim karakteristik i kësaj kompanie ndër vite. Një nga specifikat më tërheqëse të Open është se është testuar për t’i mbijetuar një milion cikleve të palosjes, afërsisht pesë here më tepër sesa reklamojnë konkurrentët e tij kryesorë, Pixel Fold dhe Samsung Galaxy Z Fold 5.

OnePlus po reklamon gjithashtu madhësinë e Open, vetëm 5.8 mm të hollë kur shpaloset dhe peshon 239 gram në versionin e zi me lëkurë vegane. Ekrani i brendshëm i palosshëm i OnePlus Open është 7,82 inç, me një rezolucion prej 2440 x 2268, një shpejtësi të rifreskimit prej 120 Hz dhe një ndriçim maksimal prej 2,800 nits. Nga ana tjetër ekrani i jashtëm i Open është 6,31 inç, me të njëjtën shpejtësi rifreskimi 120 Hz dhe ndriçimi maksimal 2,800 nits.

OnePlus Open

Për sa i përket softuerit, OnePlus Open përdor OxygenOS 13.2, i cili bazohet në Android 13 dhe kompania e ka pajisur me disa shërbime ekstra për ta bërë atë të funksionojë më mirë në ekranin më të madh të Open. Ekziston një taskbar në fund të ekranit për të ofruar qasje të shpejtë në aplikacionet e preferuara dhe aftësia për multitasking, duke hapur 2 aplikacione njëkohësisht në të dyja anët e ekranit.

OnePlus Open

Telefoni fuqizohet nga një procesor Snapdragon 8 Gen 2 dhe vjen me 16 GB RAM dhe 512 GB internal storage në bord. OnePlus Open ka një bateri 4,805 mAh që mund të karikohet shpejt deri në 67 W. Së fundi, për kamerat, Open ka një strukturë lente të trefishtë të markës Hasselblad në pjesën e pasme të saj të përbërë nga një kamerë kryesore 48 MP, një telefoto 64 MP me një zmadhim optik 3x dhe një 48 MP ultra të gjerë.

You may also like