Onana: Shpresoj të përfundojmë në top katërshen e parë

by admin
Spread the love

Andre Onana beson se lojtarët e Manchester United do të vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin në luftën e tyre për një përfundim në top-katërshe.

Barazimi kundër Brentford e la United 11 pikë prapa Aston Villas së vendit të katërt.

Vendi i pestë mund të jetë i mjaftueshëm për të arritur në Ligën e Kampionëve në formatin e ri sezonin e ardhshëm dhe Onana beson se Djajtë e Kuq ende mund ta arrijnë atë me nëntë ndeshje të mbetura në sezon.

“Gjëja më e rëndësishme është që skuadra të fitojë”, tha Onana për faqen zyrtare të Manchester United.

“Është mirë kur kontribuon dhe ka një fitore. Sigurisht që ne nuk humbëm, por mënyra se si e pranuam atë gol është e keqe për të gjithë ne sepse jemi në këtë së bashku. Si një lider dhe një lojtar me përvojë them se ne duhet të marrim përgjegjësi dhe të qëndrojmë gjithmonë pozitivë sepse ky është klubi më i madh në vend. E di që do të vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin. Shpresoj që të përfundojmë në katërshen e parë”, shtoi portieri i Djajve të Kuq.

/GazetaBlic Sport

You may also like