“Onana-na, Olala-la” – Komentatori arab nis të këndojë gjatë penalltive në ndeshjen e Carabao Cup

by admin
Spread the love

Evertoni ka dështuar të kualifikohet në gjysmëfinale të Carabao Cup, duke pësuar nga Fulhami në çerekfinale.

Ekipi nga Liverpool u mposht 6:7 pas penalltive nga Fulhami, në stadiumin “Goodison Park”, pasi 90 minutat e rregullta përfunduan 1:1, shkruan lajmi.net.

E gjatë ekzekutimit të penalltive, me të suksesshëm ishin futbollistët mysafir që nga tetë goditjet, e humbën vetëm një penallti, krahas vendasve që dështuan dy herë me Gueye dhe Onana.

Me këtë të fundit u tall edhe komentatori i famshëm arab që teksa Onana bëhej gati të ekzekutonte penalltinë, komentatori nisi të këndonte duke përmendur mbiemrin e tij.

“Onana-na, Onana-na” – dëgjohej komentatori arab, që pasi sulmuesi humbi penalltinë, ai ndryshoi paksa vargjet: “Olala-la, Olala-la”.

Komentimi i komentatorit arab në këtë rast është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale, duke shkaktuar të qeshura./Lajmi.net/

You may also like