Omer Ajdini: Të zbardhet e vërteta për Rexhail Qerimin (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kryetari i Forumit rinor të ASH-së, Omer Ajdini, ka marrë pjesë sot në marshin protestues për Rexhail Qerimin që u mbajt në Shkup. Në një prononcim për Gazetën LAJM, Ajdini tha se e vërteta për Rexhail Qerimin dhe rastet tjera të montuara duhet të zbardhet, për të kthyer besimin e qytetarëve te gjyqësori.

“Kjo protestë e ka vetëm një kërkesë: drejtësi për Rexhail Qerimin dhe drejtësi për të gjitha rastet e montuara që kanë ndodhur në Maqedoninë e Veriut, që janë njollë e zezë për këtë shtet dhe janë një njollë që nuk do të shlyhen pa u zbardhur e vërteta dhe pa ardhur drejtësia në këtë vend”, tha Omer Ajdini për gazetën LAJM.

Rexhail Qerimi, ndërroi jetë ditë më parë në burgun e Idrizovës, ku po vuante prej më shumë se 13 vitesh dënimin me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”, shkruan gazeta LAJM.

VIDEO:

You may also like