Olta, Qetsori dhe pa diskutim…

by admin
Spread the love

Arbër Hajdari, opinionisti i formatit më të komentuar në Shqipëri, Big Brother VIP, ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel. Ai zbuloi se cilët janë tre emrat që sipas tij mund të jenë finalistët e këtij edicioni të dytë të Big Brother.

Arbri tha se emri i padiskutueshëm nê finale është Luizi, ndërsa dy emrat e tjerë sipas tij janë Olta dhe Qetsori. Megjithatë, për këtë të fundit, Arbri nuk është shumë i sigurt, pasi tha se varet nga loja e tij.

Neada Muçaj: Loja është në një pikë të nxehtë dhe ne pak a shumë e dimë se cilët janë lojtarët e fortë. Nëse ke parashikime, kush mendon se mund të jenë finalistët e këtij edicioni?

Arbër Hajdari: Do të them dy ose 3.

Neada Muçaj: 3 më mirë.

ArbërHajdari: Atëherë po them që mendoj që është pa diskutim Luizi i pari, e dyta Olta dhe së treti po them Qetsori. Po them Qetsori në këtë fazë të lojës që jemi, por aty gjërat ecin shumë shpejt, aty situatat shkojnë shumë shpejt. Qetsori sot është mirë, po mundohet të bëjë lojë, javës që vjen mund të bëjë një budallallëk dhe mund të humbë çdo gjë që ka krijuar deri më tani, e njëjta gjë vlen edhe për banorët e tjerë. Po të jap tre emra, por do doja të kisha dhënë 2.

You may also like