Olta Gixharit i shtohen 5 mijë ndjekës në Instagram, ja sa followers kanë fituar Luizi e Kiara këtë javë

by admin
Spread the love

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP janë pa dyshim emrat më të komentuar e më të përfolur jo vetëm në media, por edhe nga fansat e ndjekësit e këtij programi. Konkurrentët kanë profilet e tyre në rrjetet sociale, teksa që me hyrjen e tyre në shtëpi, ata kanë fituar e kanë humbur ndjekës në rrjete sociale.

Në rubrikën ‘Social Top 5’ në emisionin ‘Live From Tirana’ në Top Albania Radio kanë dalë statistikat e fundit se si kanë ndryshuar numrat e ndjekësve të banorëve të Big Brother VIP gjatë kësaj jave në Instagram.

Dea Mishel Hoxha qëndron në vendin e fundit, teksa këtë javë ka humbur 2 mijë ndjekës. Në vendine  shtatë renditet Armaldo Kllogjeri, i cili gjatë kësaj jave ka arritur të fitojë 1 mijë ndjekës. Ermiona Lekbello, e cila iu bashkua shtëpisë pak ditë më parë ia ka dalë të fitojë 2 mijë ndjekës të rinj.

Edhe Krist Aliaj ia ka dalë të grumbullojë 2 mijë ndjekës në llogarinë e tij personale në Instagram, teksa edhe ‘partnerja’ e tij, Keisi Medini, ka arritur të fitojë 4 mijë ndjekës. Olta Gixhari ka fituar 5 mijë ndjekës në Instagram këtë javë.

Në vendin e dytë qëndron Kiara Tito, e cila ka fituar këtë javë 10 mijë ndjekës, teksa në vendin e parë qëndron Luiz Ejlli, i cili ka fituar plot 20 mijë ndjekës, nga 494 mijë ai ka shkuar në 514 mijë.

You may also like