Olta dhe Kiara, në nominim kokë më kokë me njëra-tjetrën. Cila del të shtunën?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjatë spektaklit të së shtunës së kaluar Nita pati mundësinë që të hapte “Kutinë e Pandorës”, që siç dihet në të ka dy zarfe, një të bardhë dhe një të zi.

Zarfi i zi i jepte mundësinë Nitës të dërgonte në televotim dy çifte, duke qenë se banorët ishin ndarë dyshe-dyshe nga Keisi që ishte lidere e javës së kaluar, për të kryer një sfidë. Nita zgjodhi çiftin Kiara-Olta dhe Kristi-Qetsor.

Televotimi u hap të shtunën dhe sot publiku vendosi! Mes çifteve Qetsor – Kristi dhe Olta – Kiara, këto dy të fundit do të përballen në një nominim kokë më kokë me njëra-tjetrën të shtunën.

Madje, për të qenë transparent me të dyja çiftet, Vëllai i Madh vendosi që grafiku i votimeve të shfaqej në ekran, në dhomën e ndenjes. 86 përqind e publikut votuan për Oltën dhe Kiarën, ndërsa 14 përqind për Kristin dhe Qetsorin.

You may also like