Oliver Spasovski: Informacionet tona flasin për 45 viktima dhe 7 të lënduar

by admin
Spread the love




Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se sipas informacioneve të para që i kanë marrë nga organet hetuese, gjithsej ka pasur 52 persona në autobusë, 7 janë hospitalizuar, dhe 45 janë të vdekur.
“Në lidhje me arsyet, mendoj se duhet të presim që organet hetuese që e kanë kryer hetimin, të japin raportin e tyre në lidhje me shkaqet që ka sjellë deri tek ky aksident tragjik. Mendoj se nuk është e mirë në këto momente të dalim me çfarëdo informacioni që është në nivel të spekulimit”, tha Spasovski, raporton SHENJA.
Në lidhje me atë se a ka pasur dy shoferë, Spasvovski, tha se sipas informacioneve të tyre kanë qenë dy shofer. /SHENJA/


You may also like