Oliver Andonov nga selia e VMRO-së kërkon dorëheqjen e Mickoskit, e cilëson politikisht të harxhuar

by admin
Spread the love




Ish ministri i VMRO-së Oliver Andonov, kërkon dorëheqjen e kryetarit aktual të kësaj partie Hristijan Mickoskit.  Në konferencën për shtyp, Andonov, deklaroi se nuk bëhet fjalë për parti të re politike, nuk bëhet fjalë për strukturë të re, por do të veprojnë si fraksion politik brenda partisë, me të vetmin qëllim demokratizimin dhe revitalizimin e partisë dhe hapi i parë është dorëheqja e Mickoskit. Sipas tij, Mickoski është totalisht dhe plotësisht i harxhuar.

 “Thirrje e hapur dhe publike për zotri Mickoskin që të japë dorëheqje nga pozicioni, kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe të hapë rrugën që të kryhen ndryshime demokratike të nevojshme dhe partia e cila në krijimin e saj është simbol i demokracisë, të kthehet përsëri në piedestalin si parti normale demokratike dhe jo si simbol i dekadencës politike”, ka deklaruar Oliver Andonov, ish ministër i MPB-së, raporton /SHENJA/


You may also like