Olaf Scholz: Duhet të shmangim një luftë bërthamore

by admin
Spread the love

Kancelari gjerman, Olaf Scholz premton më shumë për Ukrainën, por thotë se do të bëjë çdo gjë për të shmangur një luftë bërthamore.

Scholz mbrojti vendimin tij të shumëkritikuar për të refuzuar dërgesa armësh të rënda në Ukrainë, duke cituar rrezikun e një lufte bërthamore.

“E kam thënë që herët se ne duhet të bëjmë gjithçka që të shmangim një konfrontim direkt ndërmjet NATO-s dhe një superfuqie të armatosur mirë si Rusia, një fuqi bërthamore”, i tha Scholz të përjavshmes gjermane Der Spiegel në një intervistë të publikuar të premten, duke shtuar se ai do vazhdonte te përpiqej që të parandalonte një përshkallëzim që do të çonte në një luftë të tretë botërore.

“Unë do të bëj çdo gjë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, që mund të çojë në një luftë të tretë botërore”, tha Scholz.

“Çështja, që aktualisht po diskutohet ashpër në Gjermani, nuk trajtohet mbi bazën e ndjenjës së frikës, por mbi bazën e përgjegjësisë politike”, theksoi Scholz.

“Embargoja e gazit nuk do t’i jepte fund luftës”

Gjatë intervitës, Scholz paraqiti ​​një ”mbrojtje të shumëfishtë” të politikës së tij ndaj Ukrainës, pasi çështja e dërgesave të armëve vë një tendosje në koalicionin e tij tre-partiak dhe e vë në qendër të vëmendjes politikën e jashtme gjermane.

Që nga fillimi i konfliktit, politikanët brenda dhe jashtë Gjermanisë i kanë bërë thirrje ekonomisë më të madhe të Evropës – dhe eksportuesit të pestë më të madh të armëve në botë – të bëjë më shumë për të ndihmuar forcat ukrainase të luftojnë rusët.

Scholz përsëriti kundërshtimin e tij ndaj një embargoje ndaj importeve të gazit rus, duke thënë: “Unë absolutisht nuk e shoh se si një embargo gazi do t’i japë fund luftës”.

“Nëse presidenti rus Vladimir Putin do të kishte qenë i hapur ndaj argumenteve ekonomike, atëherë ai nuk do ta kishte nisur këtë luftë të çmendur në radhë të parë”, theksoi Scholz.

Ai tha se një ndalim i importit të gazit do të dëmtonte më shumë ekonominë gjermane sesa atë ruse. Më shumë se gjysma e importeve të gazit natyror të Gjermanisë vijnë nga Rusia.

Megjithëse vendet e BE-së kanë rënë dakord për një ndalim të qymyrit rus, zëvendësimi i furnizimeve me gaz rus do të ishte shumë më i vështirë. Të premten, banka qendrore gjermane parashikoi se Gjermania do të hynte në recesion në rast të një ndalimi të papritur të importeve ruse të energjisë.

You may also like