Oklahoma gjunjëzohet para Minnesotas, humbë 101-107 – Shqip

by admin
Spread the love

Kampionati amerikan i basketbollit amrikan NBA, ka vazhduar edhe sot me 12-të ndeshje të zhvilluara prej të cilave vendasit kanë dal fitues në shtatë sfida ndërsa ato mysafire në pesë takime.

Derbi i dy skuadrave kryesuese në Konfertencën e Perëndimit, Oklahoma – Minnesota i ka takuar skuadrës mysafire e cila vazhdon e vetmuar të mbaj kreun e tabelës me 33 fitore e 14 disfata para Denver që ka 33 fitore e 15 humbje dhe Oklahoma me 32 fitore e 16 humbje

Derbi i sotëm mes OKLlahomas dhe Minnesotas ka përfunduar me rezultatin 101-107. Te vendasit më efikas ishte Shai Gilgeous-Alexander me 37 pikë, 7 kërcime e 8 asiste, ndërsa te skuadra fituese u dalluan Edvards me 27 pikë, 4 kërcime e 4 asiste dhe Towns me 21 pikë, 10 kërcime e 6 asiste.

Pas disa dështimeve sot fitore ka shënuar edhe Dallas në përballjen me ekipin Orlando me rezultatin 131-129. Hero I fitores së sotme serish ishte slloveni Luka Donçiq I cili realizoi 45 pikë , 9 kërcime e 15 asiste, ndërsa te Orlando, më efikas ishte Paolo Banchero me 36 pikë 9 kërcime e 7 asiste.

Kampioni në fuqi Denver ka regjistruar fitore në përballjen me ekipin e Milwaukee me rezultat 113-107. Te vendasit më efikas ishte Murray me 35 pikë2 kërcime e 5 asiste, ndë te ekipi mysafire greku Giannis Antetokounmpo realizoi 29 pikë, 12 kërcime e 4 asiste

Rezultatet e sotme:

Charlotte – Nju York 92-113

Cleveland – Los Angeles Clippers 118-108

Boston – Nju Orleans 118-112

Brooklyn – Utah Jazz 147-114

Miami – Phoenix 105-118

Houston – Los Angeles Lakers 135-119

Memphis – Sacramento 94-103

Oklahoma City – Minnesota 101-107

San Antonio – Washington 113-118

Dallas – Orlando 131-129

Denver -Milwaukee 113-107

Portland – Philadelphia 76ers 130-104 /KlanMacedonia/

You may also like