OKB: Zapoizhizhia funksionon vetëm me një linjë por është cenuar disa herë

by admin
Spread the love

KIEV, 4 shtator /ATSH-DPA/ – Termocentrali bërthamor Zaporizhzhia i kontrolluar nga Rusia në Ukrainë ka humbur lidhjen e tij me linjën e fundit kryesore të mbetur të energjisë, thotë OKB, shkruan BBC.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) shtoi se centrali, më i madhi në Evropë, tani mbështetet në një linjë rezervë për të furnizuar me energji rrjetin ukrainas.

Më vete, kompania shtetërore e Ukrainës bërthamore tha se vetëm një nga gjashtë reaktorët e stacionit tani mbetet në funksion.

Si Ukraina ashtu edhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për bombardime të vazhdueshme të uzinës. Inspektorët e IAEA mbërritën në termocentralin bërthamor të enjten mes shqetësimeve të sigurisë.

Kreu i agjencisë Rafael Grossi, pasi e inspektoi atë, tha se integriteti i uzinës ishte “cenuar disa herë”.

E vendosur në qytetin Enerhodar në Ukrainën jugore, termocentrali bërthamor Zaporizhzhia ende operohet nga personeli ukrainas. Ata thanë se trupat ruse po e përdorin atë si bazë ushtarake dhe se punëtorët në fakt mbahen nën kërcënimin e armëve. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like