OKB – Shqipëria dhe SHBA projektrezolutë kundër aneksimit rus të rajoneve të Ukrainës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

UASHINGTON, 1 tetor /ATSH-DPA-ANSA/ – Dhjetë vende votuan në favor të projektrezolutës së paraqitur nga Shqipëria dhe SHBA në OKB kundër aneksimit rus të rajoneve të Ukrainës.

OKB i bën thirrje Rusisë që të tërhiqet menjëherë nga Ukraina.

Siç pritej, Rusia vuri veton ndaj një rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që dënonte aneksimin rus të territoreve të Ukrainës si shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Katër vende në organin më të fuqishëm të OKB-së, me gjithsej 15 anëtarë, abstenuan.

Këto ishin Kina, India, Brazili dhe Gaboni.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, e kritikoi votimin e projektrezolutës si një provokim dhe një akt haptazi armiqësor.

Pritet që projektrezoluta ose një e ngjashme të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për votim në ditët në vijim.

“Ushtria amerikane në Evropë është e gatshme për çdo eventualitet”, tha në një konferencë për shtyp këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.

”Ne nuk shohim ndonjë kërcënim të afërt për përdorimin e armëve bërthamore nga Moska për momentin, por ne vazhdojmë ta monitorojmë situatën shumë seriozisht”, deklaroi ai.

”Për NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një politikë të dyerve të hapura, por për momentin ne mbështesim Kievin në mbrojtjen e territorit të tij”, tha Sullivan./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like