OKB – Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit kërkon për herë të parë armëpushim në Gaza

by admin
Spread the love

NJU JORK, 25 mars /ATSH-DPA/ – Gati gjashtë muaj pas fillimit të luftës në Gaza, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi për herë të parë një rezolutë që bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” për muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit.

Organi më i fuqishëm i Kombeve të Bashkuara shprehu “shqetësim të thellë për situatën katastrofike humanitare në Rripin e Gazës”.

Ai gjithashtu bën thirrje për ‘’lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve të mbajtura nga organizata militante palestineze Hamas’’.

Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë të drejtën e vetos, abstenuan nga votimi, duke lejuar miratimin e rezolutës.

Pro votuan 14 anëtarët e tjerë të komisionit.

Rezoluta, e detyrueshme sipas ligjit ndërkombëtar, rrit më tej presionin ndërkombëtar ndaj palëve në konflikt, Izraelit dhe Hamasit.

Megjithatë, është e paqartë se deri në çfarë mase rezoluta do të ketë ndikim në vendimet e qeverisë izraelite të kryeministrit Benjamin Netanyahu ose Hamasit në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të luftës.

Menjëherë para votimit, Netanyahu kërcënoi se ”do të anulonte me një njoftim të shkurtër udhëtimin e planifikuar të dy prej të dërguarve të tij në Uashington nëse Shtetet e Bashkuara nuk përdorin të drejtën e vetos për të parandaluar rezolutën”./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like