OKB – KS shtyn sërish votimin për Gazën

by admin
Spread the love

NJU JORK, 22 dhjetor /ATSH-DPA/ – Pas ndryshimeve thelbësore në një projektkompromis për një rezolutë për Gazën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, një votim u shty sërish dje në mbrëmje vonë.

U tha se disa vende duhej të konsultoheshin me qeveritë e tyre.

Në bisedimet me dyer të mbyllura, disa anëtarë të këshillit kishin shprehur pakënaqësi me tekstin e zbehtë për rritjen e ndihmës humanitare për Rripin e Gazës.

Teksti është rezultat i negociatave intensive midis SHBA-së, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Egjiptit.

Në ditët e fundit, negociatorët kishin bërë një rrugë të gjatë drejt aleatit të Izraelit, SHBA-së, në mënyrë që të parandalonin një veto dhe si rrjedhim një dështim të rezolutës.

Teksti i ri i bën thirrje Izraelit që të lejojë menjëherë aksesin e sigurt dhe të papenguar humanitar në Rripin e Gazës.

”Duhet të krijohen edhe kushtet për një ndërprerje të qëndrueshme të dhunës”, parashikon drafti.

Anëtarët e organit më të fuqishëm të OKB-së arritën një kompromis mbi çështjen e diskutueshme se si do të kontrollohen mallrat.

Pasazhe të tjera u fshinë nën presionin e SHBA-së, përfshirë një paragraf që dënon të gjitha shkeljet e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të gjitha sulmet pa dallim ndaj civilëve dhe objekteve civile.

Një pezullim i menjëhershëm i dhunës i kërkuar më parë për të lejuar dërgimin e ndihmave mungon gjithashtu në draftin aktual.

Votimi u shty disa herë për shkak të kërcënimit të vetos së SHBA.

Megjithatë, pas lëshimeve të mëdha të bëra nga negociatorët, ambasadorja amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield tha se nuk do të vërë veton ndaj votimit.

Miratimi kërkon të paktën nëntë vota pro nga 15 anëtarët.

Vendet me fuqinë e vetos SHBA, Kina, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca duhet të votojnë të gjitha pro që teksti të kalojë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like