Ofertë surprizë nga Anglia, një serb tenton të bindë Milenkovic-Savic

by admin
Spread the love

Sergej Milinkovic-Savic mund të jetë i sakrifikuari i Lazios për të rregulluar bilancet dhe për të bërë merkato në verë. Mesfushori serb është objektiv i Juventusit, ndërkohë që edhe Manchester United vijon të lakohet si opsion.

Së fundmi ka një propozim surprizë për mesfushorin e spikatur të Serie A. “90min” raporton se Fulham, skuadra që sezonin e ardhshëm do të garojë në Premier League do tentojë ta transferojë yllin e Lazio.

Bashkëkombësi i Milinkovic-Savic, sulmuesi Aleksandar Mitrovic, është duke u përpjekur ta bindë atë t’i bashkohet Fulham.

Lazio sigurisht për ofertën e duhur e shet mesfushorin dhe tashmë pritet nëse do të ketë një ofertë zyrtare dhe sa e “josh” kalimi në Londër Milinkovic-Savic. / oversport.tv

You may also like