Oferta faraonike e United tundon Casemiron, tashmë duhet të bindet Reali

by admin
Spread the love

“BBC” njofton se Manchester United i ka bërë një ofertë bombastike brazilianit të Realit të Madridit, Casemiro. Mesfushori u ka treguar shokëve të skuadrës që “djajtë e kuq” i kanë ofruar një pagë sa dyfishi i asaj që merr aktualisht te kampionët e Europës.

Reali, klub ky Casemiro luan prej 9 sezonesh, e paguan brazilianin 10 milionë euro në sezon, ndërsa anglezët i ofrojnë 20 milionë dhe tashmë mesfushori po mendon seriozisht largimin nga Spanja.

Mediat britanike shkruajnë se ka një marrëveshje në parim mes United dhe Casemiro për transferimin e lojtarit në Premier. Tashmë duhet të bindet Reali dhe sidomos tekniku Carlo Ancelotti, që e konsideron brazilianin si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij.

Manchesteri pritet të ofrojë të paktën 70 milionë euro për brazilianin, i cili ka një kontratë me madrilenët deri në vitin 2026. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Facebook

You may also like