ODK lanson Observatorin e Agjendës Digjitale për Kosovë, vlerësohet më i qasshëm për qytetarët

by admin
Spread the love

Organizata “Open Data Kosovo” ka prezantuar
raportin “Observatori i Agjendës Digjitale 2022”, e cila është zhvilluar në
kuadër të projektit rajonal “Increasing Civic Engagement in the Digital Agenda”
(ICEDA), që ka për qëllim fuqizimin e OSHC-ve në rajonin e Ballkanit Perëndimor
në implementimin e Agjendës Digjitale në këto vende, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se agjenda Digjitale Digjitale është
njëra nga shtyllat kryesore për një qasje më të lehtë e përdorshme për
qytetarët.

Agjenda Digjitale mbulon fusha të ndryshme siç
janë: infrastruktura digjitale dhe qassjes në internet, modernizimi i
administratës publike, digjitalizimi i industrive të ndryshme, siguria
kibernetike dhe fusha të tjera të cilat lidhen me transformimin digjital dhe
agjendën digjitale. Qëllimi i kësaj agjende është që qytetarët e rajonit të
përfitojnë sa më shumë nga transformimi digjital përmes informimit,
shkathtësimit dhe përfitimit të njohurive mbi digjitalizimin.

Në linjë me raportin e publikuar, koordinatorja
e projektit në ODK, Ariani Gjuli, shprehu rëndësinë të cilën e ka transformimi
digjital dhe jo vetëm në rritjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin
ekonomik por edhe për institucione më efikase dhe përmisimin e mënyrës së
dhënies së shërbimeve për qytetarët.

You may also like