Odës së Avokatëve të Kosovës i shtohen edhe 51 avokatë të rinj dhe 25 praktikantë

by admin
Spread the love

Oda e Avokateve të Kosovës ka organizuar
ceremoninë e Betimit të Avokateve ku para Kryetarit të Odës së Avokatëve të
Kosovës, Behar Ejupi dhanë betimin 51 avokatë të rinj si dhe 25 praktikantë të
avokatisë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Oda, kryetari Ejupi pasi ju uroi suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinj theksoi rolin dhe rëndësinë e madhe që Oda e Avokatëve të Kosovës po ju jep këtyre ceremonive.

“Avokatia është një profesion dhe mision fisnik i cili  duhet të ushtrohet me ndershmëri dhe  përgjegjshmëri te madhe gjithmonë në pajtim me Kodin e Etikës Profesionale të Avokatit”, tha Ejupi.

You may also like