Odegaard “zbut ujqërit”, Arsenali merr arratinë, +5 nga City

by admin
Spread the love

Arsenali kandidat kryesor për të ulur nga froni i kampionit të Premier League-s Manchester City-n.

“Topçinjtë” fituan 0-2 në fushën e Wolverhamptonit për ta thelluar në pesë pikë diferencën me skuadrën e Pep Guardiolës, që pësoi një humbje të papritur ndaj Brendtfordit në “Etihad”.

Të dy golat për ekipin e drejtuar nga Arteta i shënoi Marting Odegaard, që është njëkohësisht golashënuesi më i mirë i Arsenalit në këtë fillim sezoni.

Golat:

Aksion model i Arsenalit në minutën e 55-të në sfidën me Wolverhanptonin në “Molineux Stadium”, portugezi Fabio Vieira depërtoi thellë në zonë nga e majta, hodhi një top në zonën e portierit, në qendër, ku Martin Odegaard nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të shtynte topin drejt rrjetë, 0-1.


Top Channel

You may also like