Obama: Ka njerëz në pushtet që duan që gratë të mbeten të dobëta

by admin
Spread the love

Michelle Obama njihet si një mjeshtre në mbajtjen e fjalimeve të fuqishme dhe tërheqëse. Sidomos kur tema për të cilën flet e frymëzon është në planin personal.

Këtë herë ajo ishte e ftuar në Girls Opportunity Alliance Get Her There, një ngjarje për të fuqizuar vajzat e reja. Krahas Amal Clooney dhe Melinda Gates, Michelle u foli me pasion vajzave të reja, duke i kërkuar që të shpresojnë, të luftojnë dhe mbi të gjitha të mos lejojnë që paragjykimet e shoqërisë t’i mbushin me dyshime për veten.

Ish-zonja e parë e SHBA-ve ka treguar se ajo vetë është ndjerë e pasigurt dhe se nuk ka qenë aq e mirë sa duhet gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë. Ajo kishte filluar të vinte në dyshim veten dhe me përvojën e saj donte t’u tregonte vajzave të reja se si t’i kontrollonin mendimet e tilla, për të mos i lënë ato t’i pengonin, qoftë në jetën e tyre personale apo profesionale.

Michelle e filloi fjalën e saj duke theksuar se kur takon vajza adoleshente, ajo nuk dëshiron të shihet si një ish-zonjë e parë e Shteteve të Bashkuara, por si një grua që e filloi në një lagje të vogël në anën jugore të Çikagos./Botapress.info/

The post Obama: Ka njerëz në pushtet që duan që gratë të mbeten të dobëta appeared first on Shqip.

You may also like