N’Zola bëhet protagonist, ndeshja e tij zgjat 10 minuta për shkak të një vathi

by admin
Spread the love

Ndeshja e Mbala N’Zola kundër Interit zgjati vetëm 10 minuta, disa prej të cilave të kaluara jashtë fushës. Sulmuesi i Spezias u fut në fushën e lojës 15 minuta nga fundi i ndeshjes, por arbitri Mareska e urdhëroi që të hiqte vathin duke qenë se asnjë aksesor nuk lejohet në trupin e lojtarëve gjatë kohës që janë në fushë.

Problemi është që N’Zola pas disa tentativave nuk ia doli që ta hiqte nga veshi, madje as me ndihmën e stafit mjekësor.

Në këtë pikë Tiago Motta u rebelua për atë që po ndodhte dhe për kohën e humbur. Skuadra e tij ishte me 10 lojtarë dhe vendosi që ta zëvendësonte me Antiste që ishte zëvendësimi i fundit. /Oversport.tv

You may also like