Nxjerrja e të dhënave personale/Flet Kraja: Nuk është në kompetencat e SPAK

by admin
Spread the love

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka folur sot lidhur me publikimin e të dhënave personale të 680 mijë qytetarëve shqiptarë.

Para gazetarëve, në një prononcim për mediat, ai tha se publikimi i të dhënave nuk është në kopetencën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas Krajës, ai shprehet se nëse do të ketë elementë të përfshirë që do jenë në kompetencën e SPAK-ut, atëherë prokuroria do të hetojë.

SPAK vepron mbi bazë të kompetencave. Nxjerrja e të dhënave personale nuk është në kompetencën tonë për të hetuar. Po hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Nëse do ketë përfshirje të subjekteve apo vepra penale që janë në kompetencën tonë, atëherë, patjetër që SPAK do të hetojë”,-u shpreh Kraja./Opinion.al

You may also like