Nxënësit nuk e kanë librin e Historisë, askush nuk po lajmërohet për ta recenzuar

by admin
Spread the love

Të gjitha librat janë shpërndarë nëpër shkollat, por nxënësit e klasës së pestë nuk do ta kenë në duart e tyre librin e “Historisë dhe shoqërisë”, pasi që ende nuk ka mbaruar recenzioni i librit nga ana e profesorëve univerisitar, libër i cili u tërhoq vitin e kaluar për shkak të gabimeve.

“Kemi thënë që librat për klasën e gjashtë do të jenë gati deri në shtator apo deri në fund të tetorit por për shkak të disa problemeve teknike nuk arritëm t’i dorëzojmë plotësisht në atë periudhë. Por më vjen mirë që dorëzimi ka mbaruar. Për tekste të caktuara për klasën e gjashtë është dashur të punohet shumë për rregullimin e grafikës dhe teknikës. Për një tekst shkollor, për shembull, në fund të dorëzimit, autorët kërkuan që të bëhej një korrigjim për një pjesë të tekstit”, tha Jeton Shaqiri.

Shaqiri kërkon që për vitin e ardhshëm shkollor, kërkon nga Byroja që t’i dorëzojë programet më së voni deri në fund të nëntorit, në mënyrë që të arrijnëë në kohë librat ashtu sikur që kanë arritur për klasën e tretë./KlanMacedonia

You may also like