Nxënësit me dhunë përjashtohen nga oborri i shkollës – Shqip

by admin
Spread the love

INSPEKTORATI HYNË NË SHKOLLË PO E INSPEKTOJNË RASTIN PËRSE 16 NXËNËS NUK PRANOHEN NË SHKOLLË

Erdhën në shkollë por nuk mund të hyjnë brenda për të mësuar.

Elahadiu me shokët dorëzoi dokumentet për tu regjistruar në gjimnazin Koço Racin në Veles por ende nuk u pranuan edhe pse ka tri ditë që viti shkollor ka filluar. Nxënësit thonë që dje ka intervenuar edhe policia duke i hequr nga oborri me dhunë. Përveç kësaj u është bërë edhe presion për të nënshkruar dokumente e në qoftë se nuk e bëjnë këtë do t’ua djegin dëftesat.

“Na kanë fut me një klasë, duhet të nënshkruani dokumentat ose do t’i kallim këtu. Pastaj na ka hequr prej klase dhe prej oborri policia. Me dhunë apo jo? Na kanë shtyrë. Çfarë kërkoni ju? Vetëm kërkoj që të mësoj”, tha një nxënës.

16 nxënesit në paralelet shqipe nuk dinë se çfare do të ndodh me fatin e tyre. Kanë vetëm një dëshirë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

“Sigurimi nuk i ka lënë që të hyjnë brenda. U kanë thënë që të nënshkruajnë përkundërazi nuk i përmbushni pikët”.

“Deri në fund do të shkojmë. Nuk dua që të shkojmë në Gostivar apo Tetovë në shkollë mbase e kemi shkollën këtu”.

“Si banor dhe si prind erdha që ti mbështets nxënësit e Velesit”, tha një prind.

Prindërit bashkë me nxënesit sot ishin në hyrje të gjimnazit për të pritur një përgjigje konkrete nga institucionet.

Deklarate nxenesit dhe prindet

Nga ana tjeter ministri i Arsimit në një status në “facebook” informoi se çështja e nxënesve të gjimnasit të Velesit është e zgjidhur.

Nga Inspektorati i Arsimit sot ishin prezent në gjimnazin ”Koço Racin” në Veles dhe pritet që tq dalin me deklaratë konkrete lidhur me këtë çështje./KlanMacedonia

You may also like