“Nusen e gjetëm në bodrumin e një shtëpie, e djalin e zuri një pjesë që rrëshqiti nga kodra”, familjari jep detaje nga rasti tragjik

by admin
Spread the love

Një anëtar i familjes Ademaj ka dhënë detaje lidhur me tragjedinë që ndodhi ditën e shtunë, ku nga vërshimet humbën jetën dy familjarë të tyre, nëna bashkë me djalin e saj.

Ai ka thënë se nga vërshimet një pjesë e kodrës ka rrëshqitur duke e zënë kështu djalin 5 vjec.

Tutje, ai tha se nusen e tyre e kanë gjetur në një bodrum në një shtëpi.

“Shi ka rënë, ka rrëshqit një pjesë e kodrës, e ka nxënë djalin, u mbush te ky vëllai plot ujë, derisa e ka mbajtur muri, kur se ka mbajt u fut uji, mezi i kemi shpëtuar dy fëmijë të tjerë, jemi munduar që ta shpëtojmë nusen se atë voglin se kemi pa askund hiç, pastaj e kemi gjetur në një shtëpi të kojshive, nusen e kemi gjetur në të tretën shtëpi në bodrum”, u shpreh familjari për kp, përcjellë Klan M.

Vërshimet në Pejë morën jetën e dy qytetarëve, ndërsa u lënduan dhe disa tjerë.

You may also like