Nuredini: Gazësjellësi në Shkup është projekt kyç për uljen e ndotjes së ajrit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini tha se  gazësjellësi në Shkup është projekt kyç për uljen e ndotjes së ajrit. “Fatkeqësisht kemi ende problem me ndotjen e ajrit, por hap pas hapi po e përmirësojmë situatën”, tha Nuredini, për REL.

NASER NUREDINI, MINISTËRI MJEDISIT

Kemi të dhëna se çdo vit ajri po përmirësohet. Eshtë në rregull? Ende jo. Kemi ende shumë punë përpara që të mos kemi problem me ndotjen e ajrit, prandaj gjithmonë flasim për gazifikimin e Shkupit, është një nga projektet më të mëdha, një nga pjesët kyçe të zgjidhjes së ndotjes në Shkup”.

Ministri Naser Nuredini theksoi se muaj më parë kanë nënshkruar një marrëveshje me Bankën Evropiane për investime prej 50 milionë eurosh, për të mbështetur komunat që të investojnë në ujë të pijshëm dhe kanalizime. /SHENJA/


You may also like