Numri i rusëve që udhëtojnë nga Serbia në Rusi është rritur me 474% që nga 24 shkurt

by admin
Spread the love

Udhëtimi nga Rusia në vendet evropiane si dhe në Shtetet e Bashkuara është rritur me një total prej 163 përqind në 12 javët e fundit, që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë, sipas raportit të publikuar nga I News.

Për shkak të pushtimit të saj, shumica e vendeve evropiane vendosën sanksione ndaj Rusisë, dhe këto janë konsideruar ndër sanksionet më të ashpra në vitet e fundit, duke i ndaluar kështu avionët rusë të operojnë në hapësirën e tyre ajrore; megjithatë, qytetarët e Rusisë kanë arritur të mbërrijnë në vendet e tjera evropiane përkundër ndalimit të vendosur ndaj tyre, transmeton SchengenVisaInfo.com.

Përveç kësaj, sipas raportit të I News, rusët e pasur po shfrytëzojnë boshllëqet në lidhje me udhëtimin në destinacionet si Italia, Qiproja dhe Amerika.

Një numër i madh i linjave ajrore evropiane kanë regjistruar ulje të trafikut ajror që nga mbyllja e hapësirës ajrore me Rusinë. Por, në Serbi nuk është kështu.

Ndryshe nga vendet e tjera evropiane, Serbia nuk i ndaloi fluturimet nga Rusia; Përveç kësaj, kompania ajrore e Serbisë, Air Serbia, dyfishoi fluturimet ndërmjet Moskës dhe Beogradit, duke ofruar gjithsej 15 fluturime në javë kundrejt shtatëve.

Vendi ballkanik refuzoi thirrjet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.

Së fundmi, një grup prej nëntë anëtarësh të Parlamentit të Bashkimit Evropian i drejtuan një letër Presidentes së Komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen, si dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, duke kërkuar ndërprerjen e negociatave me Serbinë për anëtarësimin e kësaj të fundit në Bashkimin Evropian.

Aktualisht, vetëm Serbia dhe Bjellorusia nuk kanë vendosur sanksione kundër Rusisë, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, më parë refuzoi të dënojë pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

Megjithatë, menjëherë pasi u kritikuan për mosndjekjen e shembullit të vendeve të tjera evropiane, autoritetet në Serbi njoftuan se vendosën të reduktojnë numrin e fluturimeve drejt kryeqytetit të Rusisë me origjinë nga territori i saj.

Por, së fundmi raportohet se Serbia ka shtuar fluturimet ndërmjet kryeqytetit të saj dhe Moskës. Sipas raportimeve të mediave lokale, çmimet për itinerarin kanë shënuar një rritje të dukshme, por biletat janë shitur me shpejtësi.

“Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ne kemi parë një rritje të konsiderueshme të trafikut drejt dhe nga Rusia nëpërmjet Beogradit,” vuri në dukje Olivier Ponti.

Ai theksoi se që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, udhëtimet nga Evropa dhe SHBA-ja drejt Rusisë përmes Serbisë kanë shënuar një rritje prej 474 përqind krahasuar me tre muaj më parë. Gjithashtu, Ponti tha se udhëtimet në drejtim të kundërt janë rritur me 163 përqind.

Destinacionet më të preferuara nga Serbia janë Italia, Qiproja si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa destinacionet më të zakonshme që shkojnë drejt Rusisë përmes Beogradit përfshijnë Francën, Gjermaninë, si dhe Austrinë.

Rruga Press

You may also like