Nuk u paraqit para Dhomës së Deputetëve, urdhërohet marrja me forcë e Ronaldihnos

by admin
Spread the love

I thirrur për t’u paraqitur dje në një komision të Dhomës së Deputetëve të Brazilit, që po heton mashtrimin me kriptovalutat, Ronaldinho Gaúcho edhe këtë herë mungoi, duke i detyruar debutetët që të kërkojnë udhëtimin e tij të detyrueshëm nga Brasilia.

Përfaqësuesit ligjore të e ish-sulmuesit të Gremios, PSG-së, Barcelonës apo Milanit e justifikuan mungesën e tij me faktin se aeroporti i Porto Alegres ishte “mbyllur për shkak të një stuhie”, pra “fluturimet ishin anuluar apo vonuar”.

Ronaldinho dyshohet se ka marrë pjesë në një mashtrim që i atribuohet kompanisë 18kRonaldinho, e cila ofronte fitime të rreme për këdo që investonte minimalisht 30 dollarë (27 euro) në monedha virtuale.

Megjithatë, mbrojtja pretendon se ish-“ylli” i “Seleçaos” ishte një “viktimë” e asaj kompanie, e cila përdorte imazhin dhe emrin e tij pa autorizim./ Super Sport


Top Channel

You may also like