“Nuk të intereson futbolli”, zbulohet sherri i Holand me Uajt

by admin
Spread the love

 Vendimi i Ben Uajtit për t’u tërhequr nga kombëtarja është një proces që ka zgjatur dy vite. Tani mësohet se ai erdhi nga një vërejtje e ndihmësit të Garet Sauthgejtit, Stiv Holland. Ndërsa shpalli skuadrën e Anglisë për miqësoret e ardhshme kundër Brazilit dhe Belgjikës, Sauthgejt zbuloi se Uajt kishte kërkuar të mos grumbullohej.

Kjo erdhi pasi mbrojtësi i Arsenalit u largua nga kampi i Anglisë në mes të Botërorit 2022 në Katar për arsye personale, ndërsa më vonë u zbulua se shkaku ishte përplasja me asistentin e Sauthgejtit. Sipas “Telegraph”, përçarja me numrin 2 erdhi pasi Holand vuri në dyshim interesin e Uajtit për futbollin ndërsa Anglia ishte në Katar në nëntor 2022.

Holand thuhet se i bëri Kajl Uokerit një pyetje në lidhje me paraqitjet e Sitit në sezonin e kaluar, përpara se t’i drejtonte të njëjtën pyetje Uajtit në lidhje me Arsenalin. 26-vjeçari mendohet t’i ketë thënë se nuk e dinte përgjigjen, duke sjellë reagimin e Holand se kjo vinte për shkak të mungesës së interesit të tij për futbollin.

PANORAMASPORT.AL

You may also like