Nuk pranon rinovimin me kampionët e Bundesligës

by admin
Spread the love

Alphonso Davies nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Bayernin e Mynihut. Futbollistit të lindur në vitin 2000, kanadez me origjinë ganeze, në fakt, i ka skadon kontrata në qershor 2025 dhe deri më tani u është përgjigjur gjithmonë negativisht propozimeve të klubit gjerman për zgjatjen e bashkëpunimit.

Davies, siç raportohet nga media gjermane dhe “Marca” në Spanjë, në fakt ka vendosur t’i japë fund përvojës së tij me kampionët në fuqi të Bundesligës, për t’iu bashkuar një tjetër klubi më të mirë evropian. Konkretisht, Realit të Madridit.

Bayerni, edhe pse ende nuk ka hequr dorë nga ideja e rinovimit me mbrojtësin, tashmë ka nisur të vlerësojë lamtumirën e tij, me synimin e qartë për të mos shmangur një tjetër rast “Alaba”.

Davies (23 vjeç) numëron 18 paraqitje dhe 3 asistime gjatë sezonit aktual, me gjithsej 172 ndeshje, 8 gola dhe 28 asistime për Bayernin.

You may also like