Nuk pranon lidhjen e së bijës me Kristin, Sabiani fshin fotot me Kejsin dhe e heq nga Instagram-i (FOTO)

by admin
Spread the love

Keisi Mejdini dhe Krist Aliaj janë një nga çiftet më të rinj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, teksa dyshja nuk e kanë fshehur pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin, duke kaluar edhe shumë momente romantike së bashku.

Por, prej disa ditësh, teksa çifti po kalojnë momente të bukura në krahët e njëri-tjetrin, jashtë shtëpisë ka pasur shumë reagime rreth kësaj marrëdhënie. Një nga personazhet që ka reaguar është Zaza, e cila supozon se është e dashura e Kristit dhe ajo ka publikuar edhe mesazhet që vërtetojnë lidhjen mes tyre.

Nuk ka munguar as një reagim i babait të Keisit, këngëtarit dhe artistit të njohur shqiptar, Sabianit. Ai është shfaqur kundër lidhjes që e bija ka me Kristin, teksa në pamundësi për t’ia thënë këtë nga afër, ai ka marrë një vendim mjaft drastik ndaj së bijës.

Sabiani ka fshirë të gjitha fotot që ka në rrjete sociale me të bijën, ndërsa e ka hequr edhe nga Instagram-i, një veprim ‘i rëndë’ ky nga ana e babait për vajzën. Kujtojmë që ditën e djeshme, ai reagoi edhe për lidhjen e saj me Kristin, duke postuar në rrjetet e tij sociale fotografinë e ndarë në rrjete sociale nga e dashura e artistit dhe duke thënë se ai po shfrytëzon naivitetin e Kejsit për lojë.

You may also like