Nuk pranojmë shantazhe nga Ahmeti dhe Grubi – presidentin e zgjedh populli! – Shqip

by admin
Spread the love

ZGJEDHJET 2024

VMRO-DPMNE nuk pranon shantazhe, tha Nënkryetari Aleksandar Nikolovski, duke komentuar nismën që Presidenti të zgjidhet në Kuvend.

Sipas Nikolovskit, posti I Presidentit është funksioni numër një në shtet dhe duhet të zgjidhet në zgjedhje. Cdo përpjekje për të pezulluar demokracinë, paraqet tentativë për të lënë popullin procesit të vendimarrjes.

“Unë jam I vetëdijshëm se Ali Ahmeti dhe Artan Grubi që promovuan këtë ide duan që të sundojnë përjetësisht, në mënyrën që do të kenë ndikim serioz partiak në zgjedhjen e qeverisë dhe presidentit të shtetit dhe kjo është akt jodemokratik dhe përpjekje për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin” – tha Aleksandar Nikolovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nikolovski u ka bërë thirrje qytetarëve që masovikisht të dalin në votime, sic tha, për të parandaluar Ahmetin dhe Grubin që të imponojnë shantazhe. Sipas tij, president I ardhshëm I Maqedonisë do të jetë Gordana Siljanovska – Davkova.  /tvklan.mk/

You may also like