Nuk po rehatohen, Patrisi dhe Tuna ndahen prap?

by admin
Spread the love

Altuna Sejdi herë pas here është diskutuar për historinë e saj të dashurisë me Patris Berishën. Dyshja kanë edhe dy djem së bashku dhe kujtojmë se të dy morën dikur rrugë të ndryshme, por para disa javësh ishin bashkë në pushime.

U tha se dyshja kishte lënë mënjanë keqkuptimet dhe jetesa e Patrisit në Shkup bëri akoma më të besueshme historinë se i kishin dhënë një tjetër mundësi marrëdhënies së tyre.

Por, postimi i fundit i Tunës në InstaStory bëri të aludohet se dyshja sërish i dhanë fund lidhjes.

”Baballarët e vërtetë mbështesin fëmijët e tyre pa pasur nevojë që t’ua kërkojë ligji”, ka shkruar këngëtarja duke mos dhënë më shumë detaje dhe thumbuar publikisht Patrisin.

 

The post Nuk po rehatohen, Patrisi dhe Tuna ndahen prap? appeared first on Shqip.

You may also like