Nuk përmbahet Mazzarri, braktis ceremoninë e Superkupës pas humbjes ndaj Inter-it

by admin
Spread the love

Walter Mazzarri u shfaq shumë i acaruar për humbjen e Napolit ndaj Interit, 0-1 , në finalen e Superkupës sa braktisi ceremoninë e dhënies së çmimit.

Trajneri i Napolit u largua nga fusha në “KSU Stadium” pas golit të Lautaro Martinez, i cili u realizua në minutën e 90+1’ dhe ishte vendimtar për fitoren e Interit në Superkupën e Italisë.

Më tej, tekniku, i cili kishte deklaruar se donte ta fitonte trofeun për t’u “hakmarrë” për humbjen ndaj Juventusit në vitin 2012, braktisi edhe ceremoninë e dhënies së trofeut.

Sipas rregullores, si Mazzarri ashtu edhe stafi i tij duhet të kishin marrë pjesë në ceremoni dhe të merrnin një medalje argjendi. Në vend të kësaj, vetëm lojtarët u shfaqën aty. /Supersport


Top Channel

You may also like