“Nuk patëm fat në short”, CEO i Atalantës flet për duelin me Liverpulin: Do të jetë e mrekullueshme! Anfield? Kemi fituar në atë stadium

by admin
Spread the love

Atalanta do të përballet me Liverpulin në dy takimet çerekfinale të Ligës së Europës, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Anfield (11 prill). Pas shortit foli edhe, CEO i Atalantës, Luka Perkasi.

“Nuk kishim fat në short, por në të njëjtën kohë kemi kënaqësinë të përballemi me më të fortët. Për Bergamon do të jetë diçka e jashtëzakonshme të presë Liverpulin, një nga klubet më të mëdha në botë.

Tifozët do të dhurojnë spektakël, ndjesi që na e hoqi Covid në përballjet e Championsit në 2020. Mos të harrojmë që ne kemi fituar në Anfield. Qyteti ynë njihet për aftësinë për të ndërtuar. Pas kësaj Atalante fshihet shumë punë, brenda dhe jashtë fushës. Është e mrekullueshme për në të luajmë kundër Liverpulit, është diçka që e kemi ëndërruar gjithmonë. Shpresoj që netë të tilla t’i përjetojmë për vite me radhë”, theksoi kreu i klubit zikaltër.

Në nëntorin e vitit 2020, Liverpuli dhe Atalanta u përballën mes tyre në grupet e Championsit. Në Anfield fitoi 0-2 ekipi i Gasperinit, ndërkohë që në Bergamo të kuqtë fituan me shifrat 0-5.

PANORAMASPORT.AL

You may also like