Nuk ndalet Boston regjistron fitoren e 52-të sezonale – Shqip

by admin
Spread the love

Katër fitore të skuadrave  vendase dhe dy të ekipeve muysafire është epilogu i gjashtë përballjeve të sotme  në kampionatin amerikan të basketbollit NBA

Bostoni vijon të jetë skuadra më e mirë e këtij sezoni në NBA. Boston  kundër Feniks me fitoren 127-112, ka regjistruar fitorene 52 sezonale  nga  gjithësejt 66  sa  janë zhvilluar deri më tani.  Lojtari më efikas në këtë takim ishte Braun, I cili realizoi  37 pikë, mbështetura nga Tetum që shënoi 26 pikë dhe Hoford 24..

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Milwaukee në përballejn me Philadelphia me rezultatin 114-105. Më efikas ishte Antetokoumpo shënoi 32 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa te miqtë më efikas ishte Maksei realizoi 30 pikë

Ndërsa në Perëndim, Oklahoma pas fitores kundër Dallasit 126-119,  rikthehet në krye të renditjes. Më efikas ishte Shai me 31 pikë ndërsa te  skuadra  humbëse Irving realizoi 36 pik

 

REZULTATET E SOTME:

Boston – Phoenix 127-112

Chicago – Clippers 111-126

Houston – Washington 135-119

Milwaukee – Philadelphia 114-105

Oklahoma – Dallas 126-119

Portland – Nju York 93-105

You may also like