Nuk ndalet Bad News Eagles

by admin
Spread the love

Bad News Eagles ka fituar një tjetër ndeshje në CS:GO.

Skuadra kosovare e CS:GO, Bad News Eagles, ka fituar ndaj EndPoint me rezultatin 2:1 në mapa, në kuadër të Elisa Invitational Fall 2022.

Në mapin e parë në Ancient, bNe u mposhtën me rezultat 6:16, kurse në Mirage rikthyen balancin me një fitore 16:5.

Mapi vendimtar ishte Inferno, kurse lojtari vendimtar ishte juanflatroo me paraqitje brilante, sigurisht i ndihmuar edhe nga SENERI dhe gxx-.

Skuadra EndPoint di të bëjë paraqitje të mira. Kohë më parë ata mposhtën skuadrën e NaVi me rezultat 2:0, por sot ndaj bNe dështuan.

Kjo fitore e bNe vjen pas triumfit të kosovarëve në Çeki.

You may also like