“Nuk mund të them se kush do të jetë i radhës”, ambasadorja Ageler paralajmëroi emra të rinj në listën e zezë të SHBA-ve?!

by admin
Spread the love

Ambasadorja amerikane Angela Ageler tha se nuk mund të zbulojë se kush do të jetë personi i radhës që do të gjendet në listën e zezë të SHBA-ve. Theksoi se për momentin po ndiqen shumë persona dhe organizata, dhe pohoi se së shpejti në listën në të cilën u gjetën Merko dhe Kamçev, mund të shtohen edhe persona të tjerë.

Ky është proces që po zgjat, nuk mund të them se kush do të jetë i radhës, për shkak se ende nuk e di. Kjo gjë nuk po bëhet me lehtësi, bëhet me shumë kujdes dhe mund të them se në çdo moment po vazhdojnë bisedat me zyrat e Uashingtonit që i ndjekin këto burime se ka shumë individë dhe organizata që po ndiqen në këtë periudhë.”- deklaroi Anxhela Ageler, ambasadore e SHBA-ve.

Ageler theksoi se provat për Kamçevin u grumbulluan nga institucionet vendase, ndërsa vendosja e Merkos në listën e zezë, dhe pastaj edhe e Kamçevit nuk kanë motive personale ose politike. Ajo shtoi se SHBA-të nuk duhet t’i dënojë, por se këtë duhet ta bëjnë institucionet vendore.

“Ne nuk do të vijmë në Maqedoninë e Veriut dhe të arrestojmë dikë ose të fillojmë proces juridik kundër tyre, por duhet parë se çfarë veprime do të ndërmerren. Nuk është kjo puna ime, si ambasadore amerikane në Shkup t’u tregoj institucioneve se çfarë duhet të ndërmarrin, vërejta por edhe disa të tjerë vërejtën se ne arritëm që të sigurojmë prova të rëndësishme për përgjegjësinë e disa personave.”- tha Anxhela Ageler, ambasadore e SHBA-ve.

Vendosja e Kamçevit në listën e zezë do të ndikojë jo vetëm ndaj tij por edhe ndaj tyre që kanë çfarëdolloj relacionesh afariste. Ageler tha se Kamçev jo vetëm që po e prish punën e organeve gjyqësore por i ofendon të gjithë qytetarët.

Abuzimi i drejtësisë, pastrimi parash, ryshfeti dhe shkelje të tjera në të cilat z. Orce Kamçev ka marrë pjesë, jo vetëm që e prishi besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor në Maqedoninë e Veriut por kontribuoi edhe për tradhti të popullit të këtij vendi. Që Maqedonia e Veriut t’i tejkalojë sfidat që janë para saj dhe t’i arrijë qëllimet për prosperitet, produktivitet dhe të bëhet anëtar i rëndësishëm i BE-së, korrupsioni nuk guxon të mos ndëshkohet.”– pohoi Anxhela Ageler, ambasadore e SHBA-ve.

Paraprakisht kryetari i Strugës Ramiz Merko, ndërsa tani edhe Orce Kamçev u gjetën në listën e zezë të SHBA-ve për korrupsion, shkelje serioze dhe ndikim ndaj gjyqësorit.

You may also like