Nuk mbaj mbi shpinë askënd që e kujton PS si kurrizin e kalit – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama deklaratë publike: Kush më ka dëgjuar qysh në krye të herës duhet ta mbajë mend se e kam kërkuar me shumë ngulm këtë reformë, por duam një përmbysje të sistemit të drejtësisë.

Kur kam folur për sistem të vjetër nuk kam pasur parasysh kalbësirën kutërbuese të drejtësisë ku pandëshkueshmëria ishte kthyer në një normë për shqiptarët dhe Shqipërinë, por ka pasur parasysh edhe vetë kulturën mjerane të një drejtësie të egër para qytetarëve të zakonshëm.

Jam përpjekur pa pushim për ta miratuar Refomën në Drejtësi edhe me koston e prishjes së qeverisë të koalicionit të asaj kohe e pse jo edhe të humbjes së pushtetit po të ishte nevoja.

Nuk jam përpjekur thjesht për korrupsionin e nivelit të lartë që dje në qeveri grabitën sa mundën dhe sot në opozitë baltosin sa mundin pa u hyrë ende asnjë gjëmbë në këmbë.

Mua këtë mision ma kanë besuar shqiptarët, për ta udhëhqur këtë përpjekje historike unë nuk pajtohem dot me askënd që abuzon këtë besim duke e kthyer mandatin e shqiptarëve, votuesve tanë në një mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin duke punuar për shtetin.

Për hir të këtij misioni unë jam gati të mbaj baltën e pambarimtë që kundërshtarët çdo ditë më hedhin, por nuk kam qenë dhe nuk do jem kurrë gati të mbaj në shpinë bashkë me PS askënd që e kujton shtëpinë e madhe të PS gabimisht si kurrizin e një kali.

/tvklan.al

You may also like