“Nuk kam parë kurrë padrejtësi si kjo”, Jurgen Klopp s’e mban vendi

by admin
Spread the love

Liverpooli rezistoi me 9 futbollistë deri në minutën e gjashtë shtesë, por autogoli i Matip i dhuroi fitoren Tottenhamit në një sfidë të zjarrtë dhe të luftuar.

Ku nuk munguan gabimet në gjykim, duke shkaktuar polemika të shumta.

Dy kartonë të kuq për Curtis Jones (26’) dhe Diogo Jota (69’) dhe një gol i anuluar padrejtësisht i Luis Diaz (34’), që do kalonte Liverpoolin në avantazh, kanë tërbuar Jurgen Klopp. Dhe gjithë tifozët e The Reds.

Organi i gjyqtarëve PGMOL (Professional Game Match Officials Limite) pranoi gabimin e teknologjisë VAR në rastin e golit të anuluar të sulmuesit kolumbian. Duke e cilësuar një gabim të rëndësishëm njerëzor.

Trajneri gjerman theksoi pas ndeshjes se ndihet më shumë se krenar për paraqitjen heroike të djemve të tij. Edhe pse është i vështirë për t’u pranuar një gjykim i tillë.

Nuk kam qenë kurrë kaq krenar për ekipin tim. Unë nuk kam parë kurrë një ndeshje me kaq shumë episode të padrejta si kjo, u morën vendime të çmendura!

Shënuam një autogol që është i rëndë të gëlltitet, por jam krenar për të gjithë. Te kartoni i parë i kuq, Jones shkon drejt topit, nuk është një ndërhyrje aq e dhunshme.

Duket ndryshe kur e sheh me përsëritje, Jones ishte i pafat. Kartoni i parë i verdhë i Diogo Jotas nuk ishte kurrë i verdhë. Më pas e mori të dytin sepse mbrohet me tetë lojtarë pas tij.

Nuk kam parë kurrë një lojë më të padrejtë se kjo kundër Tottenhamit. Goli i Diaz nuk ishte i parregullt“, u shpreh Klopp, thellësisht i zhgënjyer për një ndeshje plot episode që do të diskutohet gjatë në ishull./ Super Sport


Top Channel

You may also like