Nuk kam nevojë për një foto me Ronaldon, për të treguar se jemi miq – Shqip

by admin
Spread the love

Karim Benzema ka folur për mediat në një konferencë për shtyp të shtunën pasdite dhe një nga temat e trajtuara ishte marrëdhënia e tij me Cristiano Ronaldon.

Sulmuesi portugez, i cili së fundmi iu bashkua Al Nassr, vizitoi seancën stërvitore të Real Madridit të premten në Riad të Arabisë Saudite.

Benzema u pyet se pse nuk bëri foto me Ronaldon, teksa u shpreh se nuk ka nevojë pë një foto për të treguar se janë miq, transmeton Klankosova.tv.

“Mendoj se Cristiano Ronaldo është i lumtur këtu, shpresoj që ai të vazhdojë të shënojë gola dhe të jetë vendimtar”, tha Benzema.

“Ai ishte në seancën tonë stërvitore, por ne nuk kishim nevojë për një foto për të treguar se jemi miq. Nuk na duhet kjo për Instagram dhe Tëitter dhe të gjitha këto”.

“Edhe pse ai ishte atje, nuk pata kohë për ta përshëndetur. Shpresoj që ta shoh nesër në finale dhe të flas me të”.

Benzema parashikon finalen kundër Barcelonës

Kur u pyet për finalen e Superkupës së Spanjës, Benzema foli se sa i rëndësishëm do të ishte një titull tjetër për të.

“Në Real Madrid, ne gjithmonë duhet të fitojmë”.

“Ne e dimë se do të jetë e vështirë, por duhet të kemi mentalitetin që mund ta fitojmë këtë ndeshje”.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Barcelona është një ekip i madh”.

“Por, ne do të përqendrohemi te vetja dhe do të sigurohemi që të jemi gati”.

You may also like