“Nuk kam lexuar asnjë libër”, reperi i njohur befason me deklaratën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kanye West mund të jetë i famshëm për tekstet e tij, por në fakt nuk ka lexuar kurrë një libër. Reperi me famë botërore bëri këtë deklaratë befasuese gjatë një paraqitjeje në podcast-in e ri të ‘Alo Yoga Alo Mind Full,’. Sipas krijuesit të shumë hiteve, të lexosh një libër është si të “hash lakrat e Brukselit”.

Ai beson se është më mirë që të përfshihej në një “bisedë të mirë”.

“Kur thatë se nuk e kisha lexuar këtë libër, në fakt nuk kam lexuar asnjë libër. Të lexosh është si të ha lakra brukseli për mua.”, tha reperi duke shtuar më pas: “Dhe të flasësh është si të marrësh raviolin e misrit të Giorgio Baldi.”

Kujtojmë që reperi kohët e fundit njoftoi se po hap një shkollë private të krishterë për fëmijë, për të cilën thotë se do t’i përgatisë nxënësit për t’u bërë brezi i ardhshëm i udhëheqësve nëpërmjet ‘një etike të integritetit dhe kujdesit’. /Botapress.info/

You may also like