Nuk kalon rezoluta kundër sulmeve ndaj integritetit seksual propozuar nga Kica-Xhelili – Shqip

by admin
Spread the love

Nuk ka kaluar projekt-rezoluta e propozuar nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, kundër sulmeve ndaj integritetit seksual.

Tutje, Kica-Xhelili tha se kjo rezolutë e cila është mbështetur nga opozita, por jo edhe nga opozita, ka marrë 26 vota, 1 deputet ka votuar kundër, ndërkohë 34 kanë abstenuar.

Potimi i plotë:

Rezoluta kundër veprave penale ndaj integritetit seksual dhe ngacmimit seksual NUK KALOI! Derisa partitë opozitare votuan PËR, LVV-ja me gjysmën e deputetëve të tyre (me përjashtim të dy deputetëve që votuan PËR dhe të cilët i falënderoj për racionalitetin) abstenoi. Gjysma e deputetëve të VV-së nuk guxoi as të ketë qëndrim për këtë çështje. Gjysma tjetër, me gjasë, doli nga salla, në pamundësi që të votojë.

Kjo Rezolutë nuk është e LDK-së, PDK-së, AAK-së, VV-së dhe as e grupit Multietnik, pavarësisht që u propozua nga ne. Kjo Rezolutë është për të trajtuar në mënyrë gjithpërfshirëse një temë që është bërë një URGJENCË NACIONALE. Dhe jo, kjo nuk mund të bëhet me propozime të “klikueshme” e që duken mirë në letër dhe janë të pazbatueshme e, aq më pak, kur janë në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

E kam shumë të rëndësishme ta sqaroj sërish që kësaj Rezolute i kanë paraprirë shumë takime me viktima të këtyre veprave penale, avokatë, policë, gjyqtarë, prokurorë, me shoqërinë civile dhe kemi organizuar edhe një tryezë për këtë temë.

Jemi përpjekur me gjithë qenien që propozimet tona të mos jenë sa për sy e faqe, por të jenë propozime të zbatueshme e të realizueshme për institucionet tona, për njerëzit tanë, për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave.

Reflektoni vetë! Unë nuk kam shpjegim!

Doarsa R. Kica

You may also like