Nuk ka tronditje – Qeveria funksionon normalisht! – Shqip

by admin
Spread the love

Qeveria funksion normalisht dhe nuk ka tronditje pas zhvillimeve në ASH dhe shkarkimit të dy ministrave, thotë Kryeministri Talat Xhaferi, në intervistën për Dojçe Vele.

“Unë nuk pajtohem se ka ndodh tronditja në Qeveri. Tronditja është bërë tek një pjesëmarrës në Qeveri dhe kjo është çështje e subjektit që përballet me këtë. Puna e Qeverisë zhvillohet në suaza të kompetencave dhe obligimeve. Qeveria funksionon tërësisht. Janë ndërmarrë aktivitete dhe masa adekuate lidhur me zgjidhjen e statusit të anëtarëve të Qeverisë konform procedurës që parashihet dhe kompetencave me Kushtetutë dhe me ligj”, ka deklaruar kryeministri Xhaferi për DW.

Lidhur me akuzat e Ministrave të ASH-së, Mexhitit dhe Aliut, si dhe akuzat e krahut të Taravarit se po bëhet komplot ndaj Aleancës, Kryeministri Xhaferi thotë se raportet personale midis anëtarëve të Qeverisë janë çështje dhe përgjegjësi e tyre.

“Për sjelljen e secilit jashtë rregullores, kompencat e mija janë që të veproj në mënyrë adekuate. Nuk i komentoj deklaratat e anëtarëve të Qeverisë që i japin në emër të partisë dhe si anëtarë partiak. Nëse kanë diçka me Qeverinë, kjo është çështje tjetër”, ka thënë Xhaferi.

Në pyetjen nëse BDI-ja bën presione ndaj ASH-së për “pazare” në kombinatorikat parazgjedhore, Kryeministri Xhaferi hedh poshtë këto pohime, duke shtuar se ai nuk është përgjegjës lidhur me veprimet dhe raportet mes partive politike.

“Unë si Kryeministër jamë përgjegjës për Qeverinë, kurse fakti që jam anëtar i ndonjë subjekti të partive politike, kjo nuk do të thotë se jam përgjegjës në veprimet dhe raportet midis partive politike. Unë mbaj llogari ta udhëheq Qeverinë sipas ligjeve, rregulloreve dhe procedurave për funksionimin e Qeverisë”, është shprehur Talat Xhaferi, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Nga Dojçe Vele njoftojnë intervista e plotë e Kryeministrit Talat Xhaferi do të publikohet nesër, ku ai do të përgjigjet në shumë pyetje sikurse janë; e kaluara e tij në UÇK, për mesazhet e VMRO-DPMNE-së, për raportet me Kryeministrin e Kosovës, dokumentet personale e të ngjashme./tvklan.mk

You may also like